Paul Pogba refuzoi rrogë stratosferike te Manchester United, duke dhënë një sinjal se dëshiron të shkojë te PSG. Ish-mesfushori i Juventus, i cili kurrë nuk ka luajtur në Ligue 1, kërkon të luajë në Paris.
Por disa tifozë të PSG kanë dalë kundër ardhjes së mesfushorit francez. Në orët e fundit, disa parulla janë shfaqur në vende të dukshme, me mesazhe të forta dhe të qarta, dërguar menaxhmentit të klubit dhe vetë Pogba:
“Pogba, ti duhet të dëgjosh nënën tënde, ajo nuk të dëshiron këtu. As ne!”. Kjo parullë u shfaq në stadiumin “Parc des Princes” dhe në “Camp des Loges”, qendra sportive e PSG. Asnjë grup tifozësh nuk ka pretenduar autorësinë e këtij veprimi për momentin, por duket qartë pozicioni kundër Paul Pogba.
Referenca për nënën e Pogba duket se lidhet me besimin në futboll të familjes së mesfushorit 28-vjeçar, i cili ka qenë gjithmonë tifoz i Marseille. Vetë Paul kishte deklaruar hapur disa vite më parë se mbështeste OM që fëmijë.