MENU
klinika

Ndryshime në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut

Kush sulmon gazetarët e kameramanët dënohet deri në 3 vite burg

28.07.2021 - 09:58

Ndryshimet e reja në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut do të sjellë ashpërsim të dënimeve ndaj autorëve që sulmojnë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët.

Ministri i Drejtësisë njoftoi se me ndryshimet e reja ata që do të sulmojnë gazetarët mund të dënohen me gjobë deri në 3 vite burg.

Nga ana tjetër do të ketë ulje gjobash për shpifjet nga media. Ndryshimet do të miratohen në shtator dhe prej atëhere sulmet ndaj punonjësve mediatikë do të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve të shtetit.