Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski ka nisur një jetë të re në Hungari. Ai ka hapur një kompani pranë Budapestit, në qytetin Pecel.
Gruevski ka një dënim me burg në vendin e tij për korrupsion, por prej 3 vitesh është në arrati. Hungaria i ka ofruar azil dhe ka refuzuar ekstradimin e tij në Maqedoninë e Veriut.
Gjithsesi Gruevski nuk rikthehet dot në Maqedoninë e Veriut, edhe pse partia që la vijon të jetë zëri kryesor i opozitës.
Në rast kthimi ai do të arrestohet menjëherë, por ndërkohë ai ka menduar që të vijojë jetën në Hungari duke hapur biznes.
Kujtojme se ishte kryeministri i Maqedonise se veriut eshte arratisur permes kufirit shqiptar, per te mberritur me pas me Hungarine e Viktor Orban dhe perfitimin e azilit politik.