Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata e zjarreve mbetet shumë serioze në Karaburun dhe nga sot, do të rritet numri i kapaciteteve njerëzore dhe tre helikopterë do të jenë në dispozicion për shuarjen e flakëve në këtë zonë.
Sipas Peleshit, ndërhyrja po bëhet që të shmanget prekja nga flakët e Parkut të Llogarasë, i cili rrezikohet nëse flakët përparojnë.
Sakaq, mësohet se mbrëmë pas mesnate është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile për situatën e krijuar nga zjarret në vend.
Postimi i ministrit Niko Peleshi
Nga mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile për situatën e krijuar nga zjarret.
Situata në Karaburun mbetet serioze.
Nga nesër do të shtojmë kapacitetet njerëzore, ndërsa 3 helikopterë do të jenë në dispozicion për shuarjen e flakëve në këtë zonë, në mënyrë që të mos preket Parku i Llogarasë.
Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe punonjës të strukturave vendore që po luftojnë me flakët në këto ditë me temperatura të pazakonta për të gjithë rajonin.