Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bujqës të Elbasanit.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç.
Ndërkaq është plagosur rëndë nëna e të miturit, Oltja Maloku, e cila ka humbur kontrollin e mjetit “Ford” duke dalë nga rruga.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.