MENU
klinika

Thirrja nga Labinoti

Balla: Opozita duhet të jetë në Kuvend, diskutohet për buxhetin

03.11.2018 - 16:14

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim në Labinot të Elbasanit.

Balla gjendej në Labinot për procesin e llogaridhënies, nga ku zgjdhi të bënte dhe një thirrje kundrejt opozitës për mungesën e saj në Kuvend.

Sipas Ballës, është e pafalshme që të mungojë opozita kur është duke u diskutuar buxheti për vitin e ardhshëm.

taulant-balla-konica.al
taulant-balla-konica.al

“Unë nuk gjej një vend tjetër në botë që opozita të mungojë në Kuvend për diskutimin e buxhetit.

Nuk ka më të rëndësishme për një deputet se sa të jetë në parlament për të diskutuar buxhetin e shtetit, se kur do të bëhet kanali vaditës, se kur do të bëhet rruga.

Sa i përket atyre historive të akuzave, filmimeve, telenovelave me babale, pa babale të jeni të sigurtë që prokuroria dhe gjykata do t’i shkojnë deri në fund.”

Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Elbasan, i këroi banorëve të Labinotit të komunikojnë me deputetin e tyre më shumë për të gjtiha cështjet që i shqetësojnë.