MENU
klinika

Dasmë në oborr!

Mbreti Zog dashuron trëndafilat dhe… “Hirushen moderne”

09.08.2021 - 12:30

          Media franceze “La Voix du combattant” ka botuar, të shtunën e 12 shkurtit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me martesën e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, ku dhe ka rrëfyer asokohe, disa detaje mbi sovranin e shqiptarëve, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

Parfum dehës

“Në familjet mbretërore dhe princërore të Evropës, fryn era e dasmave.

Kështu, mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i njohur si Zogu I, bir i vendit të tij, së shpejti do të martohet me konteshën e bukur hungareze, Geraldinë Apponyi, “Hirushen moderne”, vajzën e ish-marshallit të madh të oborrit të perandorit Franz-Jozef.

Mbreti Zog jeton, i tërhequr, në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga kopshte të mrekullueshme trëndafilash. Ky burrë, energjik, nganjëherë edhe brutal, gjallërohet kur flet para vizitorëve, për trëndafilat e të tij të dashur.

Kur është i bindur, ai luan këtë eksperiencë të vogël origjinale: me sytë të mbyllur, thjesht falë aromës, ai di të dallojë njëzet e shtatë specialitete trëndafilash, që një armatë e tërë kopshtarësh i mirëmban në oborrin mbretëror.

Mbreti Zog, nuk merr kurrë një vendim pa ndier aromën marramendëse të luleve të bukura, me petale rozë ose të kuqe.

Por, njëra prej tyre, pa dyshim, ka aromën më delikate dhe më dehëse dhe të dy, tashmë, do ta ndjejnë së bashku!”