Gerard Pique dje bëri një gjest vërtet mbresëlënës. Pëgjysmoi pagën e tij në mënyrë që të federoheshin 3 lojtarë të Barcelonës, Depay, Garcia dhe Manaj. Në mbrëmje Pique shënoi edhe gol, fantastike.
Por Barcelona po vuan akoma në aspektin financiar. Për të treguar besnikëri, sot Pique ka menduar të bëhet nostalgjik, duke postuar një video në “Twitter” ku shikohet përkrah trajnerit të tij Ronald Koeman para 29 viteve.
Videoja daton në vitin 1992 dhe qendërmbrojtësi ka menduar ta ndajë me fansat e tij për të treguar dhe një herë se sa e do Barcelonën. Asokohe Koeman ishte ylli i skuadrës katalanase.
Hace casi 30 años.. @RonaldKoeman pic.twitter.com/Y0PYFEPN5b
— Gerard Piqué (@3gerardpique) August 15, 2021