MENU
klinika

''Mëshira''

Pse Krishti i Mikelanxhelos, ka një dhëmb më shumë?..

23.08.2021 - 19:02

        Në pasqyrimin e figurës së Krishtit, Mikelanxhelo e pajisi atë me një dhëmb prerës (incisiv) më shumë, siç kishte bërë në veprat e tjera (dhe siç bënin artistët e tjerë)./Konica.al

Përse?

Motivimi i paraqitjes së një incisivi qendror më shumë në gojën e Krishtit te “Mëshira” (1497-1499), ruajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit, lidhet me simbolikën fetare.

Në ato kohë, në të vërtetë prerësi i pestë u përcaktua si “dhëmbi i mëkatit” dhe zgjedhja e Mikelanxhelos, për ta skalitur atë do të simbolizonte hamendësimin e tërë mëkateve të shoqërisë nga Krishti.

Kjo teori u mbështet nga Marco Bussagli, historian i artit pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Romë.

Dhëmbi i gjykimit

Po ashtu, Mikelanxhelo e pasqyroi “dhëmbin e mëkatit” edhe në disa skica të Gjykimit Universal, edhe pse ai nuk ishte as artisti i vetëm dhe as i pari që e bëri këtë.

Diçka e tillë duket, për shembull, midis nofullave të djallit të pasqyruar nga Botiçelli në vizatimet e tij, të “Komedisë Hyjnore”.

Rasti më i hershëm haset në “Mëshira”, nga Lorenzo Salimbeni, i cili jetoi midis shekujve XIV dhe XV./Konica.al