Agron Duka, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë, u shpreh se Partia Demokratike ka në listë me emra, të cilët janë potencial për të kandiduar për opozitën në Bashkinë e Durrësit.
Duka ka cekur emrin e Oerd Bylykbashit, aktualisht deputet i PD-së në qarkun Durrës, teksa rendit edhe emrat e Ardian Mukës e Neritan Goles. Sa i takon kandidaturave që janë përkrahës të së djathtës por nuk janë shumë aktiv në politikë, Duka tregoi se janë me dhjetëra kandidatë.
“Nëse do ketë kandidatura të lidhjeve politike me PD-në mund të them, këto janë hipotezat e mia se nuk vendos unë, mund të ishte shumë mirë Oerd Bylykbashi, mund të ishte shumë mirë për shembull edhe Ardian Muka apo Neritan Golja. Këta janë persona që kanë dhënë kontribute në PD dhe mund ta bëjnë këtë rol. Kanë një sfond politik, flasim për njerëzit politik ndërsa përsa i përket njerëzve që mund të jenë përkrahës të së djathtës por nuk janë shumë aktiv në politikë, këtu për shembull mund të gjej me qindra”, u shpreh kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka.