Keni pyetur ndonjëherë veten nëse ka një mënyrë më të thjeshtë për të humbur peshë pa u përpjekur shumë dhe stërvitur? Një profesor në Universitetin e Oxfordit beson se ekziston një strategji shumë e thjeshtë për të humbur kilogramët e tepërt.
Ajo që duhet të bëni është të lini një dritare hapur në mënyrë që dhoma e gjumit të qëndrojë e freskët gjatë natës. Siç shpjegon profesori, në trupin tonë kemi dy lloje yndyrnash me role krejtësisht të ndryshme: yndyrnat e bardha dhe kafe. Yndyra e bardha të cilësuara si të këqija “thithin” energjinë – domethënë kaloritë – të cilat ruhen në bark, këmbë, vithe etj.
Yndyra kafe “e mirë” – e cila natyrisht gjendet në trup në një pjesë shumë më të vogël – djeg energji ndërsa prodhon nxehtësi. Temperaturat e ulëta ndihmojnë në shndërrimin e yndyrës së keqe në të mirë, pasi trupi përpiqet të përshtatet me kushtet mbizotëruese dhe të prodhojë më shumë nxehtësi.
Duke e lënë dritaren hapur në dhomën e gjumit, ne lehtë mund të krijojmë këto kushte dhe të djegim më shumë yndyrë ndërsa flemë. Ai e lidh teorinë e tij dhe me disa studime të mëparshme që kanë treguar se dushet e ftohta banjat dhe madje noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.