Një histori tjetër del në skenë për Cristiano Ronaldo. Një vajzë tjetër tregon natën e pasionit me yllin portugez. Për koicidencë, mbiemri i saj është Rodriguez, por sulmuesi nuk e ka tradhëtuar Georginan.
Këtë e rrëfen vetë Natacha Rodriguez, e cila tha për “The Sun” se kishte pasur një lidhje me Cristiano Ronaldon në vitin 2015, kur portugezi nuk ishte ende në krahët e partneres aktuale, Georgina Rodriguez.
“Ishte ora një e mëngjesit dhe i dërgova një fotografi të pjesës së vitheve të mia, duke i shkruar: Një puthje e madhe… Ai m’u përgjigj në orën 6 të mëngjesit. Aty filloi gjithçka. Do të doja të kthehesha pas dhe të mos i kisha shkruar.”
Më tej Natacha Rodriguez tregoi dhe bllokimin që Ronldo i bëri në Instagram. Në vend të kësaj, sipas asaj që ajo tha për tabloidin britanik, përfundimisht do ta gjente veten në apartamentin luksoz të futbollistit në Lisbonë:
“Nuk mund ta besoja se po hyja në apartamentin e Cristiano Ronaldos. Zemra ime po rrihte shpejt, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël. Më tha të sillesha sikur të isha në shtëpinë time. Kështu që mora iniciativën, u ngrita, hoqa pantallonat dhe u përkula për t’i treguar vithet e mia. Ai i goditi ato dhe tha se i pëlqentin…”
Ish-lojtari i Juventusit do t’i dërgonte më vonë një mesazh: “Më pëlqeve. Do të takohemi përsëri një ditë. Tepër sekret, të lutem. Puthje”.
Me pak fjalë, një marrëdhënie që dukej se do të vazhdonte, para se të bllokohej në të gjitha rrjetet sociale nga ylli portugez: “Ai më flaku tutje, mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Georgina. Më dhemb mënyra sesi më la, duke më bllokuar në Instagram, pasi shkuam në krevat së bashku. Ende më dhemb”.
Natacha paralajmëron partneren aktuale të portugezit: “Cristiano do të ishte një arritje e madhe për çdo femër dhe Georgina duhet të jetë e kujdesshme. Futbollistët marrin shumë vëmendje nga vajzat e bukura, të gatshme të hidhen në krahët e tyre.
E njëjta gjë ndodh edhe në Manchester. Pavarësisht asaj që më ndodhi me mua, shpresoj dhe lutem që Cristiano dhe Georgina të vazhdojnë së bashku. Ata duket se janë çifti perfekt, shpresoj që Cristiano të ketë ndryshuar. Familja e tij është zgjeruar dhe tani është më e vjetër e më i mençur”.