Nisin lëvizjet e para brenda PD-së pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. “Panorama.al” ka siguruar peticionin e anëtarëve të FRPD-së për zhvillimin e një referendumi brenda partisë lidhur me këtë përjashtim.
Kryesia e Forumit Rinor të PD, i është drejtuar me një kërkesë peticion Serketarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe Kryesisë së PD, për vendimin e kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Sali Berisha.
“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në shkresën e FRPD.