04.10.2021 - 13:07
Cardi B u shfaq në javën e modës në Paris me një veshje të gjelbër dhe menjëherë njerëzit nuk hezituan që ta komentonin sipas mënyrës së tyre.
Veshja, e stiluar nga Richard Quinn, përbëhej nga një bluzë e ngushtë, pantallona me pala të cilat mbulojnë pjesën e këpucëve dhe një “kapuç” me fruda.
Pamja tërhoqi menjëherë komente dhe krahasime, nga perimet e deri te Kermit the Frog.
Disa e krahasuan me veshjen e lulediellit të Will Smith në “The Fresh Prince of Bel-Air,” ndërsa të tjerë me Dipsy-n e “Teletubbies”.
Megjithatë, sado e çuditshme, nuk ishte aq e çuditshme sa paraqitjet e mëparshme gjatë këtyre ditëve në Paris. E kemi fjalën për këtë
dhe këtë.