MENU
klinika

Vajzë apo djalë?

Zbulohet gjinia e fëmijës që pret MC Kresha

09.10.2021 - 14:44

Në qershor të 2020, reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë, vetëm pak muaj pas martesës.

Partnerja e tij ,Erzina, solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza. Ai e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetëm jetën profesionale të tij.

Emisioni “Prive” ka raportuar se partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë dhe se çifti e mbajnë këtë fakt në privatësi të plotë.

Po emisioni “Prive” raporton se çifti kësaj here do të bëhet me djalë.

Erzina, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Kanadë, viteve të fundit është zhvendosur në Kosovë për të jetuar bashkë me reperin.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.Ai tashmë po punon me Lyrical Son për albumin e ri, i cili sipas dy reperëve është shumë premtues. Gjithsesi MC Kresha nuk është në industrinë e muzikës si më parë.

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mensoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain