MENU
klinika

Dilema e madhe

A e ka humbur apo jo BE-ja, Ballkanin Perëndimor?

16.10.2021 - 16:14

“Carnegie Europe”
Bashkimit Evropian mbetet partneri dhe investitori kryesor tregtar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por dështimi për të rritur angazhimin në këtë rajon, si dhe për të mbajtur premtimin e zgjerimit, do të ketë një kosto të lartë, dhe do të krijojë një situatë nga e cila do të përfitojë si Rusia po ashtu dhe Kina.

Dimitar Bechev, lektor në Shkollën për Studime Globale dhe Rajonale, Universiteti i Oksfordit:

BE-ja nuk e ka humbur Ballkanin Perëndimor. Ajo mbetet lojtarja kryesore ekonomike në rajon dhe ka ndikim të madh diplomatik. Nëse lëmë mënjanë fushatës propagandistike të Kinës dhe Rusisë, është BE-ja ajo që dha pjesën më të madhe të ndihmës për koronavirusin dhe që tani po financon rimëkëmbjen pas pandemisë.

BE është kryesisht fajtore për mungesën e ndikimit të duhur. Aseti i saj më i madh – premtimi i anëtarësimit – është gjithashtu Thembra e Akilit. Nëse anëtarësimi i vendeve të rajonit nuk është më një perspektivë e besueshme, lojtarët më të rëndësishëm ballkanikë, ka të ngjarë që të shmangin kërkesat e Brukselit, dhe të kërkojnë diku tjetër mbështetje politike dhe shpërblime ekonomike.

Akoma më keq, udhëheqësit lokalë mund të nisin të sulmojnë rëndom BE-në për të fituar pikë të brendshme politike, ndërsa përfitojnë ende nga përfitimet që ofron integrimi evropian për popullatat e tyre -përfshirë qasjen në tregti, investimet dhe udhëtimet pa viza. Ballkani Perëndimor mbetet shumë i lidhur me BE-në, por kjo nuk do të thotë se Brukseli, Berlini apo Parisi po bëjnë aq sa duhet për ta forcuar këtë lidhje.

John C.Kornblum, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani:

Politika aktuale e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor të kujton shakanë klasike të kohës së komunikimit:“BE-ja bën sikur na ofron anëtarësimin, dhe ne shtiremi sikur jemi të interesuar për t’iu bashkuar unionit”.Anëtarët e BE-së nuk kanë pasur kurrë ndonjë qëllim për ta zgjeruar unionin,dhe siç ka treguar sjellja e tyre për vite me radhë, as Bosnja dhe as Serbia nuk kanë pasur ndonjë interes për t’iu bashkuar bllokut.

Në cilësinë e atij që e hartoi Marrëveshjen e Dejtonit, unë e di se çfarë duhej të bënte dhe çfarë nuk mund të bënte ajo. Synimi kryesor ishte ndalimi i luftës, ndërsa ai dytësor rikthimi i jetës relativisht normale ekonomike dhe shoqërore. Një qëllim afatgjatë ishte ndërtimi i themeleve të një qeverie me 3 komunitetet etnike.

Kosova ishte gjithmonë në plan të dytë për ne. Dy qëllimet e para duket se janë arritur. Ndoshta vetëm rikthimi i policisë sekrete të ish-presidentit jugosllav Josep Broz Tito mund ta bëjë të arritshëm objektivin e tretë. Kosova mbetet një problem madhor. Ka ardhur koha të braktisim iluzionet dhe të fokusohemi tek ajo që është e mundshme.

Me një përfaqësues të ri të lartë të BE-së dhe me një qeveri të re gjermane në horizont, do të jetë e rëndësishme të eksplorohen të gjitha opsionet e “mos-anëtarësimit”, që mund të ndihmojnë në forcimin e paqes dhe përmirësimin e shoqërive civile të Bosnjës, Kosovës dhe Serbisë. Me rëndësi jetike do të jetë vazhdimi i subvencioneve të huaja. Po ashtu dhe angazhimi më aktiv i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në këto përpjekje.

Denis Macshane, ish-ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe:

Po. Ballkani Perëndimor nxjerr realisht në pah absurditetin e të folurit për një politikë të jashtme të BE-së. Në vitin 1999, një operacion i kombinuar evropian dhe amerikan, i NATO-s dhe BE-së i dha fund një dekade konfliktesh të nisura nga serbët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë sulmet në Sarajevë,apo vrasjen e 8.000 burrave, grave dhe fëmijëve në Srebrenicë. Pra,Evropa veproi. Gjatë 20 viteve të fundit, Evropa ka folur. Në fillim Greqia dhe tani Bullgaria krijuan çështje të rreme “të identitetit”për të mohuar ekzistencën e Maqedonisë së Veriut. Më pas ishin Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro, ato që pretenduan se Kosova nuk ekzistonte si shtet.

Presidenti francez Emmanuel Macron, deklaroi në vitin 2017 se Evropa duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor. Por më pas ai u tërhoq kur kundërshtarët e tij e akuzuan për hapjen e Evropës ndaj shteteve myslimane.

Në fakt, vetëm numri i myslimanëve që jetojnë aktualisht në Francë dhe Gjermani, e tejkalon numrin e përgjithshëm të popullsisë myslimane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Por asnjë udhëheqës kombëtar në BE nuk është përballur me demagogët klerikë në vendet e tyre që kundërshtojnë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Shefat e politikës së jashtme të BE-së kanë ardhur dhe ikur, duke mos shënuar asnjë ndryshim në qasjen e Brukselit. Dhe përfitues janë presidenti rus Vladimir Putin, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Kinës Xi Jinping, të cilët janë infiltruar dhe kanë fituar ndikim në Ballkanin Perëndimor, me synim minimin e kohezionit dhe koherencës së Bashkimit Evropian.

Senada Selo Sabic, bashkëpunëtore në Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMOP), Zagreb:

Kujt i humbi? Qytetarët nga Ballkani Perëndimor po migrojnë në Gjermani, Austri dhe Suedi, dhe jo në Kinë, Rusi apo Turqi. Nëse do të isha cinike, do të thoja që kjo është ajo që dëshiron BE, një fuqi punëtore që integrohet lehtë, dhe që është e zellshme dhe modeste. Sidoqoftë, jo të gjithë do të largohen. Me shpopullimin që po ndodh në rajon, mund të vendosen emigrantët nga jashtë Evropës, duke blerë shtëpitë e boshatisura. Kjo nuk do të thotë se është diçka e gabuar. Migrimi është një konstante e qytetërimit tonë.

Por histeria evropiane mbi emigracionin, aktorët e rinj në Ballkanin Perëndimor tashmë të destabilizuar, mund t’i komplikojnë dinamikat ekzistuese rajonale, dhe ta largojnë akoma më tej këtë rajon nga BE-ja. Ndaj pyetja është:a i intereson vërtet BE-së se kush qeveris territoret dhe shtetet në Ballkanin Perëndimor?

Përgjigja e shkurtër është se Brukseli nuk ka luksin të mos kujdeset për këtë rajon. Humbja e Ballkanit Perëndimor po e dëmton vetë BE-në. Unioni ka një vrimë në trupin e tij, dhe kjo vrimë është Ballkani Perëndimor. Zyrtarët e BE-së po tregojnë pak imagjinatë dhe vullnet për t’u angazhuar me forcat progresiste në Ballkan.

Në vend të kësaj, ata vendosin të mbështesin udhëheqësit autoritarë, të cilët nuk kanë ndërmend t`i reformojnë vendet e tyre dhe të rrezikojnë të humbasin postin që kanë. Për sa kohë që BE-ja shqetësohet për mirëqenien e politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor, ajo po tradhton qytetarët pro-evropianë në këtë rajon. Dhe më e rëndësishmja, po i harxhon paratë e taksapaguesve të BE-së, dhe po e dëmton besueshmërinë e saj në skenën globale.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin