MENU
klinika

"Së shpejti do të kemi qeveri “Zaev 3”"

Bordi Qendror i LSDM-së kërkon shtyrjen e vendimit për dorëheqje

16.11.2021 - 13:09

Bordi Qendror i LSDM-së ka kërkuar shtyrjen e vendimit për dorëheqjen e Zoran Zaevit.

“Dorëheqja është një akt i lartë demokratik dhe në vendet normale do të kuptohej si një mënyrë për të rishqyrtuar pse gjërat nuk shkuan mirë. Në vendin tonë kjo kuptohet në mënyrë paradramatike. E vlerësoj vendimin e tij për dorëheqje, por edhe pronolongimin e vendimit,” tha në konferencën e mëngjesit nënkryetari i LSDM-së dhe zv/kryeministër për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

Tek ne postet e kryetarit të partisë janë të lidhura me kryeministrin, shtoi ai më tej.

“Në shoqërinë tonë është pothuajse e pamundur të kesh një kryeministër të ndryshëm nga kryetari i partisë drejtuese, nëse nuk ka një qeveri teknike ose eksperte. Tani pason konsolidimi i partisë dhe më tej një kryeministër i ri. Mendoj se së shpejti do të kemi një qeveri “Zaev 3”, prapë një qeveri të udhëhequr nga Zaev me ndryshimin e gjashtë apo shtatë ministrave.

Mendoj se ne kemi nevojë që ai të vazhdojë disa procese, riorganizimi i qeverisë është i mirë dhe mendoj se do të duhet të ketë disa ndryshime kuadrosh. Jam plotësisht i lirë nga ajo nëse do të jem në listën e re. Mendoj se rezultatet përcaktojnë se kush do të qëndrojë e kush do të largohet.”