MENU
klinika

Sipas një metode të lashtë japoneze

Çdo problem në trup zgjidhet me një masazh dore

17.11.2021 - 07:30

Arti i lashtë japonez i Jin Shin Jyutsu beson se çdo problem në trupin e njeriut i ka rrënjët tek tensioni. Dhe mënyra më e mirë për të hequr qafe tensionin është duke pastruar rrugët e bllokuara të energjisë përmes masazheve të duarve. Sipas kësaj praktike, çdo gisht është i lidhur me organe dhe emocione të caktuara. Pra, gjithçka që duhet të bëjmë është të masazhojmë butësisht gishtat dhe duart në mënyrë që të ndiejmë lehtësim nga një problem i caktuar.

Bright Side ofron një udhëzues për pikat e presionit të dorës që do ta ndihmojnë trupin tuaj të ndihet më mirë.

Funksioni i 5 gishtave të dorës

Gishti i madh: është i lidhur me stomakun dhe shpretkën dhe mund të ndihmojë me problemet e tretjes dhe dhimbjet e kokës. Mund të ndihmojë gjithashtu me problemet e tretjes dhe depresionin.

Treguesi: Sipas metodës japonenze, përfaqëson veshkat. Masazhimi i tij ndihmon me dhimbjen e shpinësm por gjithashtu me atë të dhëmballëve, frikërat, apo pjesën e shpatullave lart.

Gishti i mesit: Lidhet me mëlçinë dhe na ndihmon me lodhjen, kollën e thatë dhe problemet me sytë. Gjithashtu mund të ndikojë në stabilizimin e inatit tonë, apo problemeve me paqëndrueshmërinë.

Gishti i unazës: Eshtë i lidhur me mëlçinë dhe zorrën e trashë. Na ndihmon me frymëmarrjet e thella, mërzitjen dhe energjinë negative.

Gishti i vogël: Lidhet me zemrën dhe masazhimi i tij mund t’ju qetësojë nervat në momente stresi. Gjithashtu ju ndihmon me pasiguri dhe konfuzion.

Majat e gishtave

Duke ushtruar presion të lehtë mbi to, mund të minimizoni simptomat e gripit të zakonshëm, si temperatura apo dhimbja e fytit. Maja e gishtit të madh lidhet me diafragmën, gishti tregues dhe ai i mesit me kokën, gishti i unazës me dorën dhe gishti i vogël me solar plexus, nervat që luajnë rol të rëndësishëm në stomak, veshka dhe mëlçi. Çfarë mund të bëni është të pickoni majën e çdo gishti për 20 sekonda.

Lidhjet mes 4 gishtave

Këto 4 pika presioni janë të vendosura midis gishtit të dytë dhe të tretë dhe ato janë të lidhura me sytë dhe veshët. Sytë e lodhur, dhimbja në sy, zhurma e veshëve dhe dhimbjet e veshit mund të lehtësohen duke masazhuar këto zona të gishtërinjve. Gjithashtu, adhuruesit e akupresurës besojnë se këto pika mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, veçanërisht për fëmijët.

Pika që lidhet me zemrën

Kjo pikë është ideale për lehtësimin e ankthit dhe ka prova për të mbështetur këtë pretendim pasi një studim i vitit 2017 na ka dhënë mjaftueshëm pohim. Sipas gjetjeve të tyre, njerëzit të cilëve iu bë një masazh i duarve përpara se t’i nënshtroheshin një procedure të zemrës ishin më pak të shqetësuar për operacionin. Mund t’i masazhoni këto pika në të dyja duart për 1 minutë secila dhe të ndjeni lehtësimin e tyre.

Pikat në mesin e kyçit

Për ta gjetur fiks këtë pikë, duhet të tendosni 3 gishtat në mes dhe të shihni zonën që krijohet në mesin e kyçit tuaj, si nga ana e jashtme ashtu dhe ajo e brendshme. Mund ta masazhoni nëse doni të qetësoheni nga dhimbja e stomakut, apo të përzierat.