MENU
klinika

Tragjedia me 46 të vdekur

Maqedonia e Veriut shpall tre ditë zie

23.11.2021 - 14:13

Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka shpallur tri ditë zie për shkak të aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona. Flamujt shtetërorë para qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Po ashtu mësohet se janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend si dhe të gjitha takimet e planifikuara. Kuvendi ka ngrirë të gjitha zhvillimet, ndërsa subjektet politike kanë anuluar takimet e planifikuara për sot.

LSDM dhe Alternativa kishin thirrur mbledhje të kryesive qendrore për të diskutuar zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare. Megjithatë sipas njoftimeve jozyrtare këto takime janë anuluar për shkak të tragjedisë së rëndë që ndodhi në Bullgari.

“Alsat M” raporton se kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në rrugën Struma në Bullgari ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covid-it në vitin 2021.

Inspektorati Shtetëror i Transportit bën me dije se përgjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shpërthim i fortë, 7 persona arritën të ikin”

Detaje nga aksidenti me 46 viktima në Bullgari

Nga ataku kardiak i shoferit te defekti teknik në autobus

Ekspertët flasin mbi shkaqet e aksidentit tragjik

Shumica turistë nga M. e Veriut/ Mes të viktimave 12 fëmijë

Përplaset dhe merr flakë autobusi në Bullgari