MENU
klinika

DIVA

Epoka para dhe pas Maria Callas

06.12.2021 - 18:30

        Maria Kallas, këngëtarja hyjnore e operës, një nga këngëtaret më të famshme që bota ka njohur ndonjëherë.

Me gjenialitetin muzikor, ajo ripërtëriu formën“bel canto” të të kënduarit, duke i shtuar edhe stilin e saj personal muzikor. Talenti bëri që shtypi dhe  muzikantët e famshëm në mbarë botën t’i dhurojnë tituj si “Bibla e Operës” dhe “La Divina”. Zëri magjepsës dhe prezenca madhështore në skenë, apo notat e forta emocionale që ajo realizonte, shfaqjet e thjeshta dramatike i shndërruan në shfaqje dramatike serioze dhe magjepsëse. Në skenë u shfaq sa e brishtë, aq edhe e palëkundur. Gjatë jetës, Maria Kallas ndoqi dashurinë dhe familjen që nuk e pati kurrë, por, kryesorja, ajo vdiq vetëm 54-vjeçe./Konica.al

Maria Kallas, e lindur Maria Anna Sofia Cecilia Kalogheropoulos, lindi më 2 dhjetor 1923 në Nju Jork, me prindër grekë. Thuhet se në muzikën e shekullit XX ka një epokë para Toskaninit dhe një pas Toskaninit. Në të njëjtën mënyrë ka “para Kallas dhe pas Kallas”, – shprehet Franco Zeffirelli, drejtor i premierave prestigjioze në “La Scala”, kaq e rëndësishme ishte Maria Kallas.

“Ishte thuajse një person i pavdekshëm i mishëruar në artin lirik, ajo ishte për operën po aq e rëndësishme sa ishte Toskanini në dirigjimin e orkestrës”. Maestro Riccardo Muti shton se lirika, falë saj, u shndërrua (ndoshta për herë të fundit) në art popullor, biznes, kolonë zanore e jetës sonë. Meritë e talentit të saj si “soprano dramatike e qetësisë”, një përkufizim i shekullit të nëntëmbëdhjetë i shpurritur për timbrin e saj unik dhe e pajisur me “tre zëra”, siç thuhej, për diapazonin e jashtëzakonshëm vokal. Përveç teknikës superiore, Kallas mbahet mend edhe për mjeshtërinë, e pa parë ndonjëherë në skenë, e kombinimit të të kënduarit me aktrimin. Duke shtuar këtu edhe shpërthimet e divës, misterin e rënies së menjëhershme në peshë, apo kopertinën e historisë së dashurisë me miliarderin Aristotel Onasis, që bëri të shiten tirazhe të mëdha revistash, kur la gruan për të, por më pas e braktisi duke u martuar me Xheki Kenedi, të venë e presidenti amerikan./Konica.al

Një jetë për operën

E lindur në familje greke emigruar në Nju Jork, Maria Kallas e tregoi talentin që fëmijë dhe prindërit, veçanërisht nëna, i imponuan asaj një jetë me sakrifica: “ajo u shfrytëzua si një foshnje që sillte të mira; nuk e jetoi fëmijërinë, ashtu siç nuk jetoi rininë. Ja se përse u dogj në këtë dëshirë të përmbushur së fundmi në çmenduri, për argëtim, me Aristotel Onasis. Ai e bëri të përjetonte atë që nuk kishte përjetuar kurrë më parë”, – shprehet gazetari Alfonso Signorini, autor i biografisë së Maria Kallas.

Në moshën 5-vjeçare, u përplas nga një makinë dhe ra në koma për gati një muaj. Me nënën, e cila ishte ndarë nga i shoqi, u transferua në Greqi, ku filloi të studionte për kanto në konservator. E filloi karrierën me Puçinin dhe Toskën pikërisht në Greqi, në vitin 1942, me sukses të jashtëzakonshëm, falë shpirtit të sakrificës (studionte 12 orë në ditë) dhe punës sfilitëse. Kur mbaroi lufta, ajo u akuzua si bashkëpunëtore, sepse kishte kënduar edhe me kompani të drejtuara nga gjermanë dhe italianë. Më pas, kthehet në Nju Jork, ku vështirësitë nuk kanë të sosur dhe ku Kallas, nuk ishte në gjendje të depërtonte.

Singer Maria Callas, dressed in a white costume, shouts angrily at U.S. Marshal Stanley Pringle backstage after a performance of Madame Butterfly at the Civic Opera House in Chicago. Pringle was one of eight process servers who delivered two summonses to Callas. (Photo by Associated Press/Library of Congress/Corbis/VCG via Getty Images)

E vetmja dhe e vërteta dashuri

Shpëtimi i saj qe tenori Giovanni Zenatello, i cili në vitin 1947 e punësoi për “Mona Lisa” të Ponchiellit në arenën “Verona”. Roli nuk pati sukses, por rastisi që Maria Kallas të takohej me industrialistin Giovanni Battista Meneghini, i cili u dashurua me të me shikim të parë dhe u ofrua ta ndihmonte, duke i propozuar të bëhej menaxheri i saj. Ishte një kombinim suksesi. Maria Kallas u bë idhulli i të gjitha teatrove. U martuan dhe, në vitin 1950, në shtëpinë milaneze të Arturo Toscaninit, Kallas fitoi simpatinë e dirigjentit të “La Scala”, teatri i operës më prestigjioze në botë. Ndërmjet viteve 1952 dhe 1954 Kallas interpretoi 7 vepra, u bë mit dhe humbi 28 kilogramë. Nga trashaluqe dhe e avashtë, ajo shndërrua në simbolin e elegancës, mirëpo forca e saj ishte zëri: i qartë, i fuqishëm, dramatik. Unike dhe e papërsëritshme./Konica.al/ Parabola artistike dhe personale e Maria Kallas filloi të venitet në vitin 1957, kur takoi pronarin e anijeve greke Aristotel Onasis, me të cilin krijoi një lidhje dhe u nda nga i shoqi. Në vitin 1958, ngjarjet personale u ndërthurën me disa mossuksese artistike për shkak të humbjes së zërit dhe anulimit të disa shfaqjeve. Maria Kallas vijoi të dilte në skenë me fate të përziera, deri në vitin 1965, por nuk i përballoi dot tradhtitë e vazhdueshme të Onasis, i cili, në vitin 1968, preferoi ish-zonjën e parë amerikane Xheki Kenedi, një “divë” e jet-set-it. Ishte një skandal që e çoi Kallas në përkeqësime depresioni të alternuara me momente të përsosmërisë artistike sublime. Turneu i fundit botëror daton në vitin 1974. Më pas, ajo u tërhoq në Paris, ku vdiq më 16 shtator 1977 nga arresti kardiak. Prej kohësh vuante nga pagjumësia dhe kishte krijuar varësi ndaj qetësuesve.

Ajo e donte thellësisht Meneghinin, la kokën për Onasis, u dashurua me Pasolinin (i cili e drejtoi në “Medea”), por nuk qe kurrë e lumtur. Në ditët e sotme, pavarësisht nëse e pëlqejmë apo e urrejmë zërin e saj, performancat e saj nuk lënë askënd indiferent. 

 

 

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët