Kontakti i syve është një gjë e fuqishme. Ekspertët thonë se të ndihmon në intervistat e punës por dhe të ndihmon të flirtosh.
Ata thonë se sytë janë dritarja e shpirtit. Harrojini drogërat, apo të qëndroni zgjuar 5 ditë rresht, gjithçka që ju bën haluçinant është një palë sy që mund të shohësh për 10 minuta.
Nëse ju dhe partneri juaj shikoheni në sy për 10 minuta, teksa qëndroni ulur, mund të përjetoni një “ndjesi të çuditshme që i ngjan një shkëputje të butë”, sipas Christian Jarrett, autor i blogut, British Pscyhological Society.
Ky është termi psikologjik kur njerëzit humbin kontaktin me realitetin.
Jarret citon një studim të vitit të kaluar, i cili thotë se eksperienca e pjesëmarrësve është “ndjesia e çuditshme se koha ngadalësohet”, dhe “zërat duken më të qetë apo më të lartë”.
90 % e të eksperimentuarve thonë se më pas e shihnin të deformuar fytyrën e partnerit, dhe 75% thonë se shihnin një monstër.