Pak ditë më parë u raportua se Dj Sardi dhe partnerja e tij, Jonisa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pas lidhjes së tyre të gjatë, familja duket se po plotësohet dhe një bekim për jetën e tyre është duke ardhur. Gjatë kësaj kohe, Sardi ka qëndruar në heshtje teksa sot ka konfirmuar lajmin e bukur.
Ai ka ndarë në Instagram disa foto shumë të ëmbla me partneren e tij, ku ajo ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Të qeshur dhe me lumturinë që iu lexohet në portret, ata pozojnë krah njëri-tjetrit. Në mbishkrimin e fotove Dj Sardi ka shkruar:
“Nje miks ndjenjash… E di qe te dua edhe pse nuk te kam takuar akoma … I emocionuar cdo dite e me shume. Duke pritur diten qe do te te mbaj ne krah, te te shoh te rritesh, te lozim, dhe te qeshim bashke. Mami dhe babi mezi po te presin… Te duam shumee”
View this post on Instagram
Shumë urime për çiftin!