MENU
klinika

Disa këshilla për sigurinë ushqimore…

Do të dhuroni ushqim në këtë sezon festash?

16.12.2021 - 15:48

Me afrimin e festave, shumë njerëz mendojnë për zgjedhjen e dhuratave. T’i dhurosh dikujt ushqim është një gjest i ëmbël dhe i sjellshëm. Për të ndihmuar ata që dhurojnë ushqim në periudhë festash, Martin Bucknavage, bashkëpunëtor për sigurinë ushqimore në Kolegjin e Shkencave Bujqësore të “Penn State”, ndan disa këshilla për dhënien dhe marrjen e ushqimit të sigurt këtë sezon festash.

1-Dhuroni ushqime që nuk kërkojnë të mbahen në frigorifer

Ushqime të tilla si biskotat dhe buka mund të dërgohen lehtësisht, por ushqimet që kërkojnë të mbahen në temperatura të ulëta janë më të ndërlikuara për t’u transportuar dhe mund të prishen nëse dërgohen. Nëse dhuroni një ushqim që kërkon temperaturë të ulët, sigurohuni që t’ia thoni personit që po ia dhuroni sepse mund ta marrë në shtëpi dhe ta vendosë në banak. Nëse ushqimi duhet të ngrihet në frigorifer shkruani në paketim: “Mbajeni në frigorifer” ose “Mbajeni të ngrirë”. Kur merrni ushqim si dhuratë, bëni pyetje: “A duhet ta ruaj këtë në frigorifer?”, “Si e bëtë këtë?”, “Për sa kohë duhet ta përdor?”

2-Ndiqni recetat e miratuara

Jo të gjitha recetat e marra nga interneti janë të sigurta. Nëse vendosni të bëni ushqim të konservuar, bëni disa kërkime dhe ndiqni udhëzimet e duhura. Disa ushqime të tilla si supat, kërkojnë konservim. Për shumë njerëz, mund të jetë më e lehtë që të paketohen përbërësit e supës së bashku në një kavanoz, që personi të cilit po ia dhuroni ta përgatisë vetë supën.

3-Shmangni disa produkte të konservuara të bëra vetë

Nëse një recetë nuk ekziston, atëherë ushqimi nuk duhet të bëhet. Ndonjëherë njerëzit duan të bëjnë vaj të konservuar duke shtuar hudhër ose qepë në kavanoza me vaj. Prodhuesit mund ta bëjnë këtë sepse kanë procedura specifike dhe këto procedura kërkojnë nivele më të larta kontrolli sesa mund të realizohen në shtëpi.

4-Merrni parasysh shqetësimet e njerëzve që kanë alergji

Shumë njerëz kanë alergji, të cilat disa prej tyre janë kërcënuese për jetën. Nëse ushqimi përmban kikirikë ose arra, paketimi duhet ta tregojë qartë këtë. Gjithashtu, kini parasysh se produktet në kuzhinën tuaj mund të kontaminojnë ushqimin. Për shembull, nëse hani kikirikë gjatë pjekjes së biskotave, alergjenet e kikirikut mund të përhapen në biskota.

5-Jepni dhuratën e sigurisë ushqimore

Një termometër ushqimor me cilësi të lartë dhe i sigurt, për të gatuar një gjel deti ose një rosto është veçanërisht i dobishëm. Një dërrasë kuzhine gjithashtu mund të jetë një dhuratë e mrekullueshme për kuzhinierin e shtëpisë. Bucknavage tha se i pëlqen të përdorë dërrasat plastike dhe të forta për mishin, sepse mund të pastrohen dhe lahen shpejt.