MENU
klinika

5 faktorë që do t’ju habisin

Si ndikon dimri në ciklin tuaj menstrual?

17.12.2021 - 07:20

Gjatë periodave, mund të jeni më të prirur ndaj zemërimit, rritjes së oreksit dhe dëshirës për të fjetur më shumë. Në veçanti, këto simptoma duket se përkeqësohen gjatë dimrit. Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në efektet e ndryshme të stinëve në ciklin tuaj menstrual.

Pra, nëse mendoni se ndiheni më keq gjatë dimrit, nuk jeni të vetmet dhe nuk po e imagjinoni. Më poshtë janë renditur disa nga mënyrat se si muajt e dimrit mund ta bëjnë këtë periudhë të muajit paksa më të mjerueshme se zakonisht.

Sasia e dritës së diellit mund të ndikojë në sa zgjat periudha juaj

Hulumtimet tregojnë se sasia e dritës së diellit jashtë mund të ndikojë në kohëzgjatjen e një cikli menstrual. Në verë, gratë në përgjithësi kanë perioda më të shkurtra. Mos t’ju duket çudi kur mendoni se periodat tuaja janë më të gjata gjatë dimrit pasi ndodh për shkak të ditëve më të shkurtra.

Gjendja e keqe emocionale mund të përkeqësohet

Nëse je dikush që priret të ndihet keq në përgjithësi gjatë stinës së dimrit – ose nëse je diagnostikuar me çrregullim emocional sezonal – dhe gjithashtu je dikush që përjeton ndryshime të mëdha të humorit para, gjatë apo edhe pas menstruacioneve, këto gjërat priren të përzihen kur bashkohen të gjitha në të njëjtën kohë.

Energjia juaj mund të jetë në nivelin më të ulët

Ndiheni letargjik dhe të pamotivuar si rezultat i menstruacioneve gjatë ditëve të ftohta? Dy gjëra mund të ndodhin: Trupat prodhojnë më shumë melatoninë gjatë muajve të dimrit, kur gjërat errësohen, dhe gjatë menstruacioneve, “zhytja” e estrogjenit mund të shkaktojë lodhje.

Po, mund të ndiheni shumë, shumë të uritur

A ndiheni veçanërisht të uritur gjatë kësaj periudhe të muajit? Sigurisht nuk jeni e vetmja. Kjo ndodh sepse trupi po harxhohet dhe ka nevojë për më shumë energji kur jeni me menstruacione, dhe e njëjta gjë vlen edhe kur jashtë është ftohtë. Sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.

Ju gjithashtu mund të jeni super të dehidratuar

Ndoshta nuk po kaloni orë të tëra në rrezet e diellit por gjithsesi jeni në rrezik të dehidrimit gjatë dimrit, dhe veçanërisht gjatë menstruacioneve. Një studim ka treguar se një pjesë e mbajtjes së ujit para menstruacioneve shkaktohet nga hormonet dhe dieta juaj. Sigurohuni që të mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë.