Të zgjohesh në mëngjes dhe të stërvitesh para se të shkosh në punë nuk është diçka e thjeshtë. Megjithatë, sado e lodhshme që tingëllon, përfitimet e ushtrimeve në mëngjes janë të shumta. Por çfarë ndodh me trupin tuaj kur ushtroheni në mëngjes?
Do të ndiheni më të lumtur
20 minuta stërvitje janë të mjaftueshme për të prodhuar hormonet e lumturisë, endorfinë dhe serotonin dhe për të përmirësuar disponimin tuaj deri në 12 orë. Kështu që bëni një shëtitje në mëngjes dhe do të ndiheni të lumtur gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.
Do të ndihmoni zemrën tuaj
Nga ushtrimet e mëngjesit mund të përfitojnë ata me presion të lartë të gjakut. Sipas studimeve nëse keni hipertension, ka një ndryshim të favorshëm kur stërviteni në mëngjes në krahasim me mbrëmjen.
Do ta bëni zakon ushtrimin
Meqenëse shumica e zakoneve tona bëhen në mëngjes (pirja e kafesë, larja e dhëmbëve, larja e fytyrës, etj.), është më e lehtë pastaj të filloni të ushtroni.