Një zbulim i ri shkencor sjell prova të reja në dritë se thonjtë tanë mund të na paralajmërojnë nëse jemi të rrezikuar nga kanceri. Studiuesit nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni mbështesin përmes studimit të tyre, të publikuar më parë në “American Journal of Epidemiology” se thonjtë e gishtave të mëdhenj të këmbëve dëshmojnë se sa gjasa ka të shprehet një kancer në mushkëri.
Në fakt, rreziku i kancerit mund të parashikohet shumë vite përpara fillimit të tij. Në studimin e tyre, studiuesit ndoqën 840 burra mbi moshën 50 vjeç për 12 vjet. Gjatë kësaj kohe 210 prej tyre zhvilluan kancer në mushkëri.
Matja e nikotinës nga thonjtë e këmbëve është e besueshme
Sipas studiuesve, ata në studim që kishin nivele më të larta të nikotinës në thonjtë e tyre kishin më shumë se tre herë më shumë gjasa të zhvillonin kancer të mushkërive sesa ata me nivelet më të ulëta.
Siç shpjegojnë ata, matja e nikotinës nga thonjtë e këmbëve është shumë e besueshme, sepse për shkak se ato rriten ngadalë, përmbajtja e tyre në këtë substancë është shumë më e qëndrueshme sesa në gjak apo urinë.