Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë “BOMBË” ditën e sotme, pasi u shpreh se një deputet i opozitës rrezikon të vritet në protestën e nesërme të thirrur nga Sali Berisha.
Ai dha edhe inicialet e deputetit, E.A, që rrezikon të vritet në protestën e nesërme.
“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshillë i jap, të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai në Zona Zero.
Braho nuk tregoi se ku i kishte marrë këto informacione, por e paralajmëroi deputetin të ruajë krahët.
“Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine”, theksoi Braho.