Albumi i ri i The Weeknd, ashtu siç pritej, pati një sukses të jashtëzakonshëm që në orët e para të publikimit të tij.
Të 16-ta këngët e yllit ndërkombtar duket se kanë arritur shifra të mëdha klikimesh, kryesisht bashkëpunimi i tij me Tyler, The Creator dhe kënga e titulluar “Sacrifice”.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e njerëzve kanë qenë disa vargje në këngë të ndryshme ku shumë njerëz kanë ngritur dyshime që u dedikohen Angelina Jolie-së.
“E dashura ime e re, ajo është një yll filmash.”
“Je e thyer, e vrarë dhe po vuan…”- shton këngëtari, duke aluduar se i referohet ndarjes së saj të bujshme.
“Të kam takuar vetëm në ëndrra dikur. Kur isha i vogël dhe vetëm në këtë botë. Ti ishe atje kur unë kisha nevojë të quaja dikë “femrën time” e ndërsa tani je realiteti im.” – janë disa nga vargjet që e konkretizojnë më shumë dedikimin.
Rikujtojmë se dyshja e Abel dhe Angelinës është përfolur për një romancë të mundshme me njeri-tjetrin në vitin 2018.
Megjithatë, duket se thashethemet janë shtuar akoma më shumë, kur ata u fotografuan së bashku duke darkuar në një restorant në shtator.
Edhe pse këngëtari e ka bërë thuajëse të qartë dedikimin e tij kundrejt yllit Angelina Jolie, ende nuk ka patur ndonjë reagim konkret apo një konfirmim nga secili prej të dyve.