12.01.2022 - 12:35
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të mesnatës në vendin e quajtur “Gunbardhi” në Elbasan.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se të shtënat janë dëgjuar në një nga lagjet e njohura të qytetit dhe besohet se janë lëshuar nga një makinë që po qarkullonte me shpejtësi.
Ndërkohë burime jo zyrtare raportojnë se policia po ushtron kontrolle në zonën ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.