Vendi ynë prej dy ditësh është përfshirë nga një mot i ftohtë me temperatura nën zero dhe reshje dëbore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonën Verilindore të territorit.
Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Përgjatë dy ditëve priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Ndërsa në Verilindje reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit.
Gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: -4 / 4 °C, në vendet e ulëta: -7 / 3 °C, në vendet malore: -15 / -3 °C
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.