MENU
klinika

Mësojeni…

Kjo është pjesa e trupit që tregon se sa shpejt plakemi

29.01.2022 - 12:43

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit por sipas hulumtimeve më të reja zbulojnë diçka tjetër: sa shpejt plakemi dhe sa rrezikohet shëndeti. E gjithë kjo vetëm duke na parë në sy. Kërkimet tregojnë se rrjeti i enëve të vogla në retinën e syrit mund të jetë një tregues i besueshëm i shëndetit të përgjithshëm të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe trurit.

Gjendja e syve mund të jetë një tregues i shëndetit të përgjithshëm të trupit dhe studiuesit duket se kanë gjetur një mënyrë për ta zbuluar, sipas studimit të botuar në British Journal of Ophthalmology. Shkencëtarët përdorën teknologjinë e të mësuarit të thellë të inteligjencës artificiale për të parë nëse mosha e retinës mund të parashikohet përmes kamerave speciale të imazhit dixhital.

Rezultatet treguan përqindjet e atyre që po plaken me shpejtësi (retina e tyre dukej më e vjetër në moshë se mosha e tyre aktuale). 51% e pjesëmarrësve kishin retinë tre vjet më të vjetër në krahasim me moshën e tyre biologjike, ndërsa 28% kishin pesë vjet retinë më të vjetër krahasuar me moshën e tyre reale. Për 4.5% diferenca e moshës midis retinës dhe moshës reale ishte dhjetë vjet.

Dallimet e mëdha në moshë u shoqëruan me një rrezik 49-67% më të lartë të vdekjes. Studiuesit arritën në përfundimin se “gjetjet tona përcaktojnë se diferenca në moshë midis retinës së syrit dhe moshës aktuale është një tregues i pavarur i një rreziku në rritje të vdekjes dhe veçanërisht plakjes. Retina ofron një dritare unike të vlerësimit të të gjitha proceseve patologjike që lidhen me sëmundjet vaskulare dhe neurologjike të shoqëruara me vdekshmëri të lartë.”