Procesi i numërimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Primareve në Vorë ka përfunduar. Kështu, me 277 vota, kandidati fitues që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, është Lulzim Vrana.
“Sot grupi Rithemelimit vendosi standarde të reja në zhvillimin e garës për kryetar bashkie, primaret. Sot në këtë garë që u zhvillua mes meje dhe kandidatit Luan Beta, e falenderoj shumë për korrektësinë që kishim gjatë gjithë kohës së votimit. Objektivi im është që të jem gjithmonë me qytetarët. Mendoj se do të arrij ta fitoj këtë bashki”, tha kandidati Vrana.
Ndërkohë, Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar Bashkie në Dibër.
Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët u thirrën për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.
Komisioni i Rithemelimit edhe në Rrogozhinë ka emrin e kandidatit për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai është Hekuran Xhani, i cili përzgjodh me 211 vota të anëtarëve, në primaret e zhvilluara këtë të diel.
Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.
Përfundojnë ‘primaret’! Cilët janë kandidatët e Berishës që do të garojnë për 6 bashkitë
Hekuran XHANI
Në Durrës, Komisioni i Rithemelimit ka kandidat për Bashkinë Ardian Mukën. Ai u zgjodh me 1162 vota të demokratëve.
Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.
Në Lushnje, kandidat i Komisionit të Rithemelimit të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, u zgjodh Elton Bano. Ai mori 671 vota.
Bano është dhe emri i parë i kandidatit për këtë bashki, pasi ende nuk ka një emër nga radhët e mazhorancës apo PD.
Rreth 14 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votuan këtë të diel përmes primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar bashkie në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë.
Votimi për 22 kandidatët në garë që më herët kaluan filtrin e Komisionit të Rithemelimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit.