MENU
klinika

Pas lajmit të shtatzënisë

Këmbana dasme? Rihanna ka gati një “bombë” tjetër

06.02.2022 - 12:24

Lajmet për Rihannën dhe jetën e saj nuk mund të na bënin më të lumtur se kaq.

Sipas DailyMail, Rihanna thuhet se do të martohet me të dashurin A$AP Rocky, në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.

Çifti thuhet se po planifikojnë t’i thonë njëri-tjetrit “Po” për martesë në atdheun e Rihannës, ku kryeministrja, Mia Mottley, do të jetë kumbara e të porsalindurit.

“Rihanna dhe A$AP kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe këngëtarja ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para se fëmija të lindë. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm”, u shpreh një burim për Sunday Mirror.

Rikujtojmë se të hënën, Rihanna zbuloi se është shtatzënë për herë të parë. Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në New York gjatë fundjavës.

Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.

Rihanna dhe A$AP Rocky njihen për gati një dekadë, por marrëdhënia e tyre nuk u kthye në romantike deri në vitin 2020.

Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN