Bayern Munchen është shkëputur në krye të Bundesligës dhe po mendon vetëm për Champions. Por duhet të bëjë pa Manuel Neuer Kapiteni është operuar dje në mesditë ligamentin e djathtë.
“Operacioni është kryer me sukses”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës bavarese. Neuer do të mungojë disa javë me skuadrën dhe është në dyshim për ndeshjen e Champions-it.
“Jam mirë dhe gjithçka shkoi mirë për mua. E pamë të arsyeshme që të kryenim një ndërhyrje për të mos rrezikuar shumë. Në ditët e fundit kam ndjerë dhimbje dhe pse jo serioze”, – tha kapiteni i Baern.
Neuer arriti të thyente të shtunën dhe rekordin e Oliver Kahni me 310 ndeshje të fituara në Bundesligë. “Jam i lumtur dhe i nderuar që bëj pjesë te portierët më të mirë në historinë e Bundesligës së bashku me Oliver Kahn” – tha Neuer.
Në ndeshjet e ardhshme vendin e tij do ta zërë Sven Ulrich, i cili është portieri i dytë i skuadrës bavareze. Një datë fikse për rikthimin e Manuel në skuadër nuk ka edhe pse në klubin më të titulluar shpresat që kapiteni të rikthehet brenda muajit shkurt janë të mëdha.