07.02.2022 - 19:10
Borussia Dortmund ka arritur të zyrtarizojë transferimin e një prej lojtarëve të Bayern Munchen, Niklas Sule, sezonin e ardhshëm, me parametra zero. Këtë lajm e bëri me dije vetë klubi verdhezi me anë të një postimi në Twitter.
Sule nuk pranoi të rinovonte me Bayern, për shkak se ishte ndjerë i zhgënjyer me klubin dhe se nuk i kishin dhënë mbështetjen që ai kërkonte.
Kështu gjermani kërkoi largimin nga bavarezët dhe duket se rivalët e përjetshëm të klubit, Borussia Dortmund, ka arritur t’i mbushë mendjen mbrojtësit për të firmosur me ta.
Borussia Dortmund has signed Niklas Süle for the 2022/23 season ✍️ pic.twitter.com/WC7EeffRXj
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) February 7, 2022