MENU
klinika

Mesfushori kroat në La Liga

Modriç shkruan historinë, i vë syrin rekordit të CR7-ës

08.02.2022 - 13:27

Luka Modric, në moshën 36-vjeçare, vazhdon të shkruajë historinë e Real Madridit. Mesfushori kroat i është bashkuar Alfredo Di Stéfano-s në renditjen speciale të lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga me fanellën e bardhë.

Që nga viti 2012, në të cilin mbërriti në Spanjë nga Tottenham, Modric ka bërë 282 paraqitje në La Liga. Përpara tij tani është një tjetër legjendë e klubit, pikërisht Cristiano Ronaldo, i cili u ndal në 292 ndeshje me “Los Blancos”.

Fjalët më të mëdha për kroatin i ka thënë edhe presidenti Florentino Perez: “Ne jemi të lumtur dhe optimistë që kemi gjetur një drejtim të ri fitues me Modric në kullën e regjisë. Ai është i denjë ta fitojë sërish ‘Topin e Artë’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon