MENU
klinika

"Hekuran Xhani, demokrat i ndershëm..."

Sali Berisha prezanton kandidatin e tij në Rrogozhinë

12.02.2022 - 13:16

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për kryetar bashkie të Rrogozhinës Hekuran Xhanin.

Përmes kësaj kandidature, Berisha tha se “në këto zgjedhje qytetarët e Rrogozhinës, firmosin kthesën e madhe, shpresën e madhe, ndryshimin jetik për të ardhmen tonë”.

“Vota më 6 mars është votë e rëndësëishmë për të mbjellë shresën për ndryshimin për të cuar një mesazh në zemrat e shqiptarëve se ne qytetarët e Rrogozhinës vendosëm dhe për ju, ti themi mjaft Edi Ramës”, tha Berisha.

Para banorëve të Rrogozhinës, e quajti Xhanin “qytetar të përkushtuar, demokrat të ndershëm, njeri që ka sakrifikuar vite, mund, djersë, punë në shërbim të fermerëve të kësaj zone dhe demokrat të orëve të para, të palëkundur e të vendosur”.

Berisha ndër të tjera ka akuzuar edhe qeverinë për shpenzime luksi. “Kjo qeveri e cila nuk njeh kufij në shpenzimet, lukset, vilat, udhëtimet dhe orgjitë.Ministra që ulen dhe porosisin 1 mijë dollarë biftekun me paratë tuaja. Kreu i Meduzës që me paratë tuaja shpenzon 15 mijë euro në orë fluturim me avion në dispozicion.

Ministre tjetër që fluturon 15 herë Tiranë-Dibër për takime partiake me helikopterë, njerëz të pashprit që s’duan t’ja dinë as për ju as për fëmijët tuaj a për të ardhmen e shqiptarëve”, tha Berisha.

Ish kryeministri ka komentuar edhe kandidaturen e PD per bashkine e Rrogozhines ne zgjedhjet e 6 marsit. “Përballe Hekuran Xhanit, qytetarit të këtyre trevave, del tani dhe Ferdinandi i Lul Bravës. Ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës por me aktin e xhestin tënd tregove se kurrë nuk e ke merituar votën e tyre. Nëse ti Ferdinand do të ishe një demokrat i vërtetë, njeri i idealeve të lirisë, ti po të kishe ambicie, për kryetar bashkie, i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret pranoje votën e lirë”.

Pjesë nga dekarata e Berishës:

Deklaroni ju thotë juve që berisha po mbron Ramën packa se me bisht ndër shallë ulet e voton Ramën, vetingun që e kishte quajtur dy vjet më parë aktin më mafioz kombëtar e ndërkombëtar.

Ferdinand, ti dhe ai përfaqësuesi yt që do vijë këtu duhet të shpjegojnë qytetareve përkatësinë lidhjen si mishi me thoin të Lul Bravës me organizatën kriminale toyota yaris.

U ngrit në një ras të vetëm të historise së tij ne Parlament e dekaroi e do vijë toyta me para ditën e shtunë. Të shtunën paratë erdhën.

Ata që duhet ti prisnin nuk shkuan e nuk u arrestuan.

Cfarë ishte kjo i them unë? ku e gjete ket që të dështosh një operacion të partnerëve që ndiqnin grupet kriminale? Iku kjo.

U hap hetimi, Rama ia mbylli dosjen.

Por ka një pjesë tjetër që s’e mbyll dot Rama as Brava e kjo është dosja belge.

Tani më duhet ti them mistër Bravës bëj foto me cilin të duash, nxirr cdo foto me lekë dhe pa lekë po dosja e Belgjikës lidhja jote me organizaten kriminale do dalë në dritën e diellit s’ka forcë në botë që të pengojë prokuroret dhe hetimin belg.

Kur doli pas dy orë hetimi në të cilën, këtë e kam për Ferdinandin e ndonjë tjetër si ai, i thanë dy gjëra.

E para u tha kë gënjen nën betim, po i pabesi besë nuk ka.

Problemi është se në drejtësi dënohesh, në drejtësi po gënjeve në hetim i ke hekurat të sigurta.

E dyta i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira

Doli dëgjoni e tha kam besim të madh tek njerëzit e ndershëm të BKH e SPAK që kanë juridiksion të hetojnë cdo problem.

I thoshte palës belge qe nuk keni juridiksion te me hetoni.

Lul ata kanë juridiksion jo të të hetojnë por dhe të të arrestonë e të marrin me një jet privat e të të cojnë në Bruksel se ka një konventë evroiane me të cilën Shqipëria është palë e është e detyruar të ofrojë cdo ndihmë juridike që kërkojnë autoretetet e vendeve që kanë firmosur.

Ndaj lëri ato, bej be gjithë ditën për kokën e SPAK e BKH por shpresë nuk ke.

Ferdinand po të paralajmëroj se Luli yt do ketë dhe disa probleme të tjera të pambyllura shumë të rënda ndaj miqtë e mi asnjë vote mos humbisni për Ferdinandin.