MENU
klinika

Thirrja e Shevchenkos

Legjenda e futbollit ukrainas: Duhet të bashkohemi!

23.02.2022 - 13:22

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar shumë, ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur në front të gjerë. Shumë njerëz janë të shqetësuar për këtë situatë, përfshirë edhe legjendat e sportit. Njëri prej tyre, Andriy Shevchenko, përmes një statusi në rrjetet sociale, bën thirrje për bashkim:

“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Ne i mbijetuam shumë periudhave të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit u formuam si një komb!

Një popull qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Në unitet do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN