MENU
klinika

Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe

“Ekipet angleze, bojkot finales së Champions në Rusi”

23.02.2022 - 17:36

Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka kërkuar nga ekipet angleze ta bojkotojnë finalen e Champions League nëse mbahet në Rusi, ashtu siç është programuar më 28 maj në San Petersburg.

Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea janë në fazën e 1/8 së finales së garës më prestigjioze evropiane. Finalja e këtij edicioni e Ligës së Kampionëve mund të ndryshojë për shkak të eskalimit të situatës në Ukrainë

Truss mendon se ekipet angleze duhet të dalin kundër zhvillimit të finales së Champions Leagues në Rusi: “Nëse do të isha në një ekip anglez, do ta bojkotoja. Personalisht nuk do të doja të luaja një ndeshje në San Petersburg, duke marrë parasysh se çfarë po bën regjimi i Putinit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN