24.02.2022 - 16:28
Personalitete të shumtë nga të gjitha fushat kanë reaguar sot në lidhje me luftën që po ndodh në Ukrainë. I fundit ishte katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel.
Gjermani ka folur rreth asaj që po ndodh dhe thotë se nuk dëshiron të shkojë në Rusi, duke ditur që një prej garave të sezonit zhvillohet atje. “Në opinionin tim personal, u zgjova i shokuar pasi pashë lajmet e ditës së sotme. Mendoj që është e tmerrshme ajo që po ndodh.
Nëse e shikoni kalendarin, ne kemi një garë në Rusi. Unë them se nuk duhet të shkoj. Mendoj që është e gabuar të garosh në atë vend. Më vjen keq për njerëzit e pafajshëm, të cilët u vranë për arsye idiote nga një qeveri e marrë.”