MENU
klinika

''Ç'pikëlim!.. Sa turp!"

Nobelisti rus i Paqes: Putini, po tregon armët bërthamore?

25.02.2022 - 17:57

         Gazetari rus Dmitry Muratov, ka shprehur pikëllimin e thellë të tij dhe kolegëve, për zhvillimet e fundit në Ukrahinën nën agresionin rus.

Muratov, nobelist, është redaktor pranë gazetës “Novaya Gazeta”, një nga të paktat botime të pavarura mbetur në Rusi, shprehet: “Ashtu si pikëllimin, po përjetojmë edhe turpin”.

Russian investigative newspaper Novaya Gazeta’s editor-in-chief Dmitry Muratov reacts as he meets journalists in Moscow, Russia October 8, 2021. REUTERS/Maxim Shemetov

Ai akuzon Putinin, se po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës kyçi i një makine të shtrenjtë dhe pyet “Po më pas  – armët bërthamore?”.

“Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër, të fjalëve të Vladimir Putinit, për “armë ndëshkimi””, – tha ai. Muratov fitoi Nobelin për Paqe në vitin 2021, në shenjë mirënjohjeje në luftën për lirinë e shtypit në Rusi.