Korça është përshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje borë, ku për pasojë vendi është përballur prej tri ditësh edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Situata është më shqetësuese në Bashkinë e Devollit, pasi prej tri ditësh mungon energjia elektrike. Gjithashtu në Bashkinë e Pustecit , në Zagradec janë dëmtuar shtyllat elektrike.
Në bashkinë e Maliqit kanë mbetur pa energji 10 fshatra , Pojan, Pendavije, Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas dhe shumë fshatra në njësinë Moglice dhe Lozhan.
Nga 8 shtylla të rrëzuara në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq 6 janë zëvendësuar.
Ndërsa bashkinë e Kolonjës kanë mbetur pa energji fshatrat Shelegur, Shales, Piskal.
Në Pogradec gjithashtu 10 fshatra janë pa drita,. Aktualisht bëhet me dije se një pjesë e madhe e shtyllave të rrëzuara janë riparuar, ndërsa vijon puna për të kthyer energji në zonat ku mungon.