Roman Abramovich do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës së lavdishme në krye të Chelseat. Miliarderi rus e bëri klubin e tij si njërin prej më të mirëve në botë për 19 vjet sa udhëhoqi me të.
Mirëpo tani, manjati rus po planifikon ta shesë sa më shpejt klubin londinez pasi u përfshi në listën e oligarkëve që akuzohen se bashkëpunuan me presidentin rus, Vladimir Putin, e të cilin e ndihmuan ta ndërtonte perandorinë që e gëzon sot.
Që nga viti 2003, Chelsea i ka blerë qindra futbollistë, ndërsa ishte pikërisht Abramovich ai që e revolucionoi futbollin me çmime stratosferike të lojtarëve. Por, cilat ishin blerjet më të shtrenjta të klubit nga “Stamford Bridge” nën drejtimin e miliarderit rus.
Media spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar “Top 10” të transfertave më të shtrenjta të bëra nga “Blues” në epokën Abramovich. Ai e nisi me argjentinasin Hernan Crespo, të cilin e transferoi për 25 milionë euro.
Blerja më e shtrenjtë ishte ajo e Romelu Lukakut nga Inter gjatë verës që shkoi, për më shumë se 100 milionë euro. Paraprakisht, kishte shpenzuar shumë edhe për portierin Kepa Arrizabalaga dhe mesfushorin Kai Havertz, të cilët i pati blerë nga 80 milionë euro.