Roman Abramovich nxori në shitje Chelsea dhe sipas “The Sun” oferta e parë nuk vonon. Sipas tabloidit anglez, një grup zvicerano-amerikan, ka shfaqur interes për të blerë klubin londinez dhe në ditët e fundit kanë intensifikuar tratativat.
Abramovich, i gjendur nën presion nga sanksionet e mundshme të vendosura nga Britania e Madhe, vendosi të heq dorë nga Chelsea, por kërkesa e tij prej 3,4 miliardë euro është shumë e lartë, një shifër e vështirë për t’u paguar nga palët e interesuara.
Gjithnjë sipas “The Sun”, ky grup që ka shfaqur interesim nuk ka ndërmend të shkojë më shumë se 2,3 miliardë euro. Interesim gjithashtu për të blerë klubin e Chelsea kanë shfaqur edhe dy grupe të tjera.
Të gjithë shpresojë që kjo çështje të marrë një zgjidhje të shpejtë, edhe drejtori i përgjithshëm i Premier League, Jim Ratcliffe ka folur mbi këtë situatë: “Bëhet fjalë për një vendim të drejtë. Roman arriti në një përfundim logjik, të drejtë. Shitja e klubit është në të mirë të gjithëve, përfshi këtu edhe tifozët”.