05.03.2022 - 10:30
Një person i cili po drejtonte biçikletën e tij në fshatin Hajdaran të Elbasanit, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë ka ndërruar jetë Xh.Q 56-vjeç.
Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal ishte mosfunksionimi i frenave.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.