MENU
klinika

Sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ ‘Shkundet’ Korça

07.03.2022 - 11:08

Lëkundje tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Nga IGJEUM raportohet se epiqendra e tërmetit është 20 km në veri të qytetit të Korçës.

Në regjistrimin paraprak të lëkundjeve, magnitude shënon 3.8 të shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në Korçë apo zonat rreth saj.