MENU
klinika

Pogradec/ Raportohen vetëm dëme materiale

Ish-Inspektorit të pyjeve i vendosin lëndë plasëse në shtëpi

14.03.2022 - 11:32

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të murit rrethues të një banesë në fshatin Vërdovë në Pogradec.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11, banesa i përket Arben Xhukellari 44 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Policia po punon për identifikim, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Arben Xhukellari një emër i njohur për policinë pasi është arrestuar në Qershor të viti 2021 për veprën prerja e paligjshme e druve në zonën e Llëngës që është zonë e mbrojtur.

Xhukellari ka qenë inspektor pyjesh në bashkinë e Pogradecit.

Xhukellari së bashku me disa persona të tjerë, prisnin drutë, i organizonin dhe më pas i shisnin.

Gjatë operacionit ‘’Mokra’’ të Qershorit të 2021 u sekuestrua një sasi prej 20 metër dru ah dhe lis që ishte ngarkuar në një kamion tip ‘’Benz’’.