MENU
klinika

Armando Broja

“Uroj që Shqipëria të shkojë në Evropian”

24.03.2022 - 14:52

Në prag të sfidës miqësore të Shqipërisë ndaj Spanjës në Barcelonë, e cila do të zhvillohet të shtunën në orën 19:45, në konferencën e zakonshme përpara këtij dueli është shfaqur sulmuesi i Southampton, Armando Broja, i cili analizoi gjendjen e ekipit kuqezi, por duke lançuar edhe një deklaratë për zërat e merkatos:

“Jemi gati fizikisht si ekip. E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, jemi duke u stërvitur mirë dhe shpresojmë me fitore ndaj iberikëve.

Kam luajtur kundër dy mbrojtësave të Spanjës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë mirë, por edhe nuk jemi pas kemi kualitet. Jam rritur më shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southampton. Duhet të vazhdoj kështu përpara për të luajtur për ekipin dhe për vete.

Te Southampton ka qenë e vështirë, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe me këmbë në tokë arrihet gjithçka. Duhet të fitojmë ndeshjen, kemi ekip të fortë dhe ne nuk kemi frikë. Duhet të luajmë me taktikat tona dhe miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë.

E prisja dhe nuk e prisja që ta nisja kështu në Premier League, besoja që do të ecte mirë sepse isha me këmbë në tokë. Ka ende dy muaj për të përfunduar sezoni dhe shpresojmë që të eci në këtë gjendje.

Merkato? Jam fokusuar vetëm te Southampton, te vetja dhe tek ekipi. Jam lojtar i Chelsea dhe të shohim çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit.

Kam suportin e tifozëve shqiptarë, në Angli apo ku do ndodhet i falënderoj që më mbështesin. Si grup duke marrë rezultatet prej ndeshjeve dhe eksperiencave prej tyre kemi shanse të shkojmë në Europian dhe në Botëror”, përfundoi Broja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN