MENU
klinika

Rudina Dembacaj

“Agron Llakajn s’e duroj dot, mos më dalë përpara!”

18.11.2018 - 08:27

Edhe pse kanë kaluar vite nga prishja e marrëdhënies me Agron Llakajn, sërish aktores dhe moderators, Rudina Dembacaj nuk I ka dalë inati. Ajo nuk resht së foluri për konfliktin më ish-kolegun e saj.

E ftuar në programin “Flakë Fare”, Rudina Dembacaj ka folur për veten, karrierën por ka rikthyer edhe njëherë konfliktin që ka pasur me aktorin e humorit Agron Llakaj. E pyetur nëse i mungon karriera e mëparshme dhe dalja në ekran, Dembacaj u përgjigj me jo.

Jo sepse unë jam aty kam dashur gjithnjë të isha. Në një skenë madhështore me njerëz profesionistë. Teatri është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi unë jam mirënjohëse. Edhe Agron Llakajt i jam mirënjohëse dhe pse s’e duroj dot si individ,”- tha Rudina.

Moderatori e pyeti për arsyen dhe Dembacaj u shpreh se i sugjeron Llakajt të mos i dalë më përpara syve. “E kam thënë dhe herë të tjera që se duroj dot. Dhe i sugjeroj të mos më dalë para,”- shtoi ajo.