MENU
klinika

Reshjet e ditëve të fundit

Përmirësohet situata hidrike në 3 hidrocentralet kryesore të vendit

02.04.2022 - 22:02

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit ku ndodhen dhe 3 HEC-et kryesore në vend.

Liqeni i Fierzës i ka ndjerë më tepër reshjet, pasi niveli i ujit në basen është rritur me 4 metra.

Sipas të dhënave të publikuara nga KESH, kuota aktuale e liqenit është 263 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar.
Për shkak të shirave që kanë përfshirë veriun dhe gjithë pjesën tjetër të vendit, prurjet e lumenjve në liqen janë rritur duke shkuar në 800 metër kub në sekondë.

HEC-i i Fierzës nuk prodhon energji aktualisht me qëllim ruajtjen e rezervave ujore.